Stop -EMISIONI 107 (SEZONI 5) 28 janar 2020-Qeparo/ Jep lokalin me qira, por qiramarresit i falsifikojne kontraten. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 107 (SEZONI 5) 28 janar 2020-Qeparo/ Jep lokalin me qira, por qiramarresit i falsifikojne kontraten.

Ndalemi në Qeparo, ku Sofokli Qesari tregon, sesi dha lokalin e tij me qira për një vit. Por qiramarrësit falsifikojnë dokumentat dhe ia marrin për 5 vjet, duke mos paguar e duke i marrë edhe shtëpinë. “Stop” zbardh skemën, sesi është përvetësuar pasuria e familjes Qesari , përmes një kontrate kalimi pronësie të falsifikuar, me të cilën pretendohet, se familjaret ia kalojnë pasurinë vetëm një anëtari Sofokli Qesarit, që ishte mik me tre qiramarrësit.Duke e mashtruar ata i marrin firmën Sofokliut dhe tentojnë t’i përvetësojnë edhe shtëpinë.Kontrata e kalimit të pronësisë, që është bërë te noterja Perin Bodinaku, “ka ngritur nga varri” edhe nënën dhe vëllain e Sofokliut, të ndarë nga jeta.Duke u hequr si nipi i Sofokliut, gazetari takon noteren Bodinaku, e cila detyrohet të pranojë, se kontrata është nul e nuk ka fuqi ligjore, pasi dy të vdekurit nuk kanë patur mundësi të firmosin në vitin 2018.


Kryeministri Rama nga Berlini fluturoi drejt Brukselit, ku do të takohet me presidenten e KE-së dhe kreun e Nato-s, në cilësinë e kreut të OSBE-së.Para nisjes Rama publikoi në facebook-un e tij një thënie të shenjtë: kush ua kthen njësoj atyre, që i bëjnë keq, ai është njësoj si ata. Ndërsa kush nuk ua kthen të keqen njerëzve, që i bëjnë keq, ai është zotëria i tyre.Rai 3 ka transmetuar një kronikë për drogën në Shqipëri, ku thuhet, se së fundi kultivimi i bimëve narkotike është rritur me 1200%.Në Shqipëri ka hyrë farë e modifikuar vietnameze, që shton rendimentin.

Një ditë pasi emisioni Stop transmetoi skandalin e denoncuar nga avokatja Orgesa Serani, e cila dëshmoi, sesi u dhunua në ambientet e prokurorisë së Gjirokastrës nga Oficeri i Policisë Gjyqësore,Martin Pali, ka reaguar Dhoma e avokatisë.Në deklaratën për shtyp thuhet, se Dhoma e Avokatisë shpreh shqetësimin e thellë për dhunën e ushtruar në ambientet e zyrës së oficerit gjyqësor dhe korridoret e këtij institucioni.Dhoma e avokatëve kërkon një hetim të plotë dhe të pavarur brenda një kohe të shkurtër, lidhur me pretendimet dhe kallzimin e avokates Orgesa Serani, -nënvizohet në deklaratë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *