STOP-EMISIONI 106(Sezoni 7) 31 Janar 2021-Rreshen/ Ne prag pensioni mesuesi i gjuhe-letersise rezulton i agrobiznesit.

Prej më shumë se 30 vjetësh në arsim, Fran Gjini ka dhënë lëndën e gjuhës dhe letërsisë në gjimnazin e Rrëshenit. Tani në prag pensioni dhe pas daljes së listës së pagave, Frani konstaton, se rezulton si mësues agrobiznesi. Në këtë moment Frani i drejtohet redaksisë së “Stop”.Ne iu drejtuam gjimnazit të Rrëshenit, për të kërkuar shpjegime mbi profilin e punës së Franit.Drejtoresha thotë, se Franin e ka mësues gjuhë-letërsie, por ajo nuk ka një ankesë për këtë cështje.Më pas u ndalëm në Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Mirditë, ku takuam shefin e sektorit Renuar Kola. Kola u shpreh, se njihte mësues Franin, pasi i kishte dhënë atij vetë gjuhë shqipe. Problemin sipas tij, e kanë sigurimet shoqërore.Nga ana tjetër, financieri i zyrës e pranoi, që është bërë një gabim dhe ai do të ndryshohet që nga viti 2011 e deri tani.

Shumë fëmijë janë filmuar nga prindërit e tyre duke kërcyer e duke u argëtuar me fillimin e emisionit “Stop”.Makinat e aksidentuara janë grumbulluar përpara Ministrisë së Kulturës në zonën e Kinostudios në Tiranë.Në Ersekë tymi i qofteve përhapet nga një lokal i improvizuar në katin e parë të një pallati banimi.Në lumin Shkumbin vazhdon të ketë aktivitet grryerje dhe hedhje të inerteve. Në Bathore është improvizuar një shatërvan nga rrjedhja e tubave të ujit. Janë këto disa nga situatat, që shfaqen e komentohen në emisionin e sotëm, në rubrikën “hitparade i absurdit shqiptar”.

Një ish studente e fakultetit për mami në Universitetin “Aleksandër Moisiu” tregon në “Stop” , se ka përfunduar studimet në vitin 2019 dhe ka marrë kartonin e diplomës. Por ajo thotë, se nuk ka mundur të marrë listën e notave, që i duhet, për të bërë licensimin, në mënyrë, që të nisë punë.Studentja thotë, se është paraqitur disa herë në sekretarinë e fakultetit, por nuk ka mundur të zgjidhë problemin e saj.Sekretarja i thotë, se lista e notave nuk ka dalë akoma. Pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop”, studentja brenda 24 orësh arrin të marrë në dorë dokumentin e shumëpritur.

Të Fundit