STOP-EMISIONI 105(Sezoni 7) 27 Janar 2022-Lezhe/ Shlyen kredine te Procredit bank, pas 11 vjetesh i bllokojne pagen. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 105(Sezoni 7) 27 Janar 2022-Lezhe/ Shlyen kredine te Procredit bank, pas 11 vjetesh i bllokojne pagen.

Mirela Huti, një qytetare nga Lezha, është drejtuar në “Stop” për problematikën e saj. Mirela tregon, se ka marrë një kredi në Procredit Bank, të cilën e ka shlyer në vitin 2010. Në vitin 2021 i bllokohen pagat dhe në bankën, ku i kalon rroga, i thuhet se është bllokuar nga Microcredit, pasi ka një kredi të pashlyer. Zonja thotë, se ka marrë vërtetim nga banka Procredit, se nuk ka asnjë detyrim ndaj saj. Bllokimi i pagës e ka lënë pa mundësi për të ushqyer veten e familjen e saj.Mirela ka shkuar pranë zyrave të Microcredit, ku e përcjellin, duke i thënë, se cdo gjë do të verifikohet, pas dorëzimit të vërtetimi. Avokati Arben Llangozi shpjegon qartë, se ka një kontradiktë të dokumentave në dosjen e Microcredit, pasi zonja ka shkresa, që tregojnë, se e ka shlyer kredinë dhe në vitin 2015 Procredit ia ka kaluar kredinë Microcredit.

Në pjesën e parë të emisionit ndalemi në seancën e sotme parlamentare, për të sjellë momentet më pikante në këndvështrimin “alla stop”.Pas shumë kohësh në sallën e parlamentit u vu re edhe rikthimi i ish-kreut demokrat Sali Berisha në punimet e kuvendit.

Meklin Abedini është voglëushi 4 vjecar, i cili nëse nuk kryen disa ndërhyrje, mund ta paralizohet përgjithmonë. Mes lotësh nëna e tij tregon vuajtjet, që kalon djali i saj dhe gjithë familja bashkë me të.Për shëndetin e Meklinit të vogël duhen rreth 35 mijë euro, ku përfshihen ndërhyrjet dhe qelizat staminale. Në mënyrë, që të shpëtohet shëndeti i tij, “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” kanë nisur mbledhjen e fondeve, përmes linkut gofoundme.com.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *