Stop-EMISIONI 103 (SEZONI 4) 22 janar 2019 Privatizimi me 1 milionë lekë, që zvarritej prej 25 vjetësh!

Stop – Privatizimi me 1 milionë lekë, që zvarritej prej 25 vjetësh! (22 janar 2019)

Një qytetar ka më shumë se 25 vjet, që endet në një proces privatizimi. Por kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka treguar me zë dhe figurë, sesi në 5 muaj ai zgjidh atë, që nuk ka mundur të zgjidhë në 25 vjet, duke paguar nën dorë.Përmes sekseres Manushaqe Selita, funksionarja e Ministrisë së Financave, Mona Alickaj, i thotë qytetarit, se ajo mund ta zgjidhë cështjen me 800 mijë lekë të vjetra, por drejtori i saj kërkon një milionë. Kur dorëzohen paratë, mbaron edhe puna, por Mona thotë, se noterinë do ta paguajë vetë qytetari.

Stop – Diplomatët tanë urojnë në gjuhë të huaj. Ideja e Dhimitrit?! (22 janar 2019)

Një ditë më parë “Stop” transmetoi përshëndetjen në greqisht të përfaqësueses së konsullatës shqiptare në Selanik. Por sot sjellim një kolazh në shumë, që kanë bërë diplomatët tanë nëpër botë.Kjo është bërë, kur ministrinë e jashtme e drejtonte Ditmir Bushati. Ky i fundit u thirr me emrin “Dhimitri” nga homologu i tij grek Kozias, gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë në korrik 2015. Sot të dy kanë lënë postet dhe janë zëvendësuar nga kryeministrat e dy vendeve, Rama e Cipras.

Stop – U mashtruan për punë në Egjipt, firma borxhlije nuk përgjigjet! (22 janar 2019)

Një grup qytetarësh kanë denoncuar në emisionin “Stop”, se janë mashtruar nga firma e ndërtimit “Marko 2” me pronar Artjan Marko, i cili i premtoi punësim në Egjipt.Ata firmosën një kontratë për pagesë mujore 2 500 dollarë dhe do akomodoheshin në një vilë 3-katëshe.Punojësit janë kthyer në atdhe e thonë, se firma u ka borxhe deri në 5 mijë dollarë, por askush nuk u përgjigjet në telefon.Sipas tyre, tani nuk u ka mbetur gjë tjetër, vecse të marrin sëpatat e t’i thonë burgut hapu..!

Të Fundit