Stop – Elbasan/ Stop zgjidh rastin e mesuesit-viktime e diskriminimit! (24 tetor 2019)

Një ditë më parë emisioni “Stop” transemtoi rastin e mësuesit Ilir Copja. Ai tregoi, se edhe pse i pozicionuar në vendin e dytë në portalin “Mësues për Shqipërinë” nuk e ushtron dot profesionin e tij. Gjithcka ka ardhur për shkak të paragjykimit nga Këshilli i prindërve.Në 24 shtator Iliri filloi provizorisht punën në shkollën “Seit Pepa” në fshatin Vidhas. Në Në 1 tetor nga ZVA Elbasan i paraqitet një dokument i një mbledhjeje nga Drejtoresha me këshillin e prindërve, ku Iliri ishte vlerësuar dobët, për shkak të vështirësisë në të folur.Iliri thotë, se një dokument i tillë përbën shumë problem, sepse qëndron në fuqi për një periudhë 10 vjecare. Drejtoresha e shkollës, Silvia Jani, nuk pranon të përgjigjet, duke u mbyllur për disa orë në zyrë.Sot, Fiqiri Cifliku, përgjegjës i burimeve njerëzore në drejtorinë e sistemit parauniversitar tha, se është bërë inspektimi në shkollë dhe bashkë me Zyrën arsimore Elbasan, i janë dhënë disa opsione pune Ilirit” mësues ndihmës, ose specialist në ZVA Elbasan.Ndërsa drejtorja e shkollës “Seit Pepa”, do të kalojë në komisionin e disiplinës.

Të Fundit