Stop – E sorollasin per dokumentat e mbetet ne burg! (28 prill 2020)

Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim, që hap dyert e burgjeve për një kategori të dënuarisht në kushtet e masave kundër përhapjes së coronavirusit. Nga kjo masë përfitojnë ata të burgosur, të cilëve u kanë mbetur 3 apo 5 vjet nga dënimi, si dhe plotësojnë kriteteret e tjera. Kadri Llanaj,nga burgu i Fierit, tregon, se i ka dalë emri në listë, por institucioni i krijon probleme.Pasi plotësoi të gjithë formularin përkatës, u kërkua numri i një familjari, që do të merrej me dokumentat, që duhet të dorëzoheshin tek juristi. Për arsye se familjarët nuk e morën dot autorizimin për të lëvizur nga Vlora në Fier, ata i dërguan dokumentat me postë. Por pak ditë më vonë, Kadriut i shkuan në dhomë me dokumentat dhe iu tha, se duhet t’i dërgojë përsëri tek familjarët, që më pas të dorëzohen dorazi dhe jo me postë. Pasi familjarët bënë këtë, i thanë, se kishte kaluar afati për dorëzimin e tyre. “B&F” konfeksion me administrator Blerta Terpollari, ka dhuruar 800 maska për të burgosurit e burgjeve Tiranë, Durrës, Peqin e Rrogozhinë.Krenar Terpollari, Përfaqësues i B&F konfeksion, se pasi pa në emisionin Stop ankesën e një të burgosuri në burgun e Rrogozhinës,vendosën të qepnim 800 maska për këtë kategori. Gazetarja e Stop lidhet me shefen e shëndetësisë së burgjeve,Drita Janku, e cila tha, se maskat do të shihen dhe vlerësohen nga specialistët e ISHP-së, para përdorimit.Pas kësaj procedure zëdhënësja e drejtorisë së burgjeve konfirmoi, se maskat janë shpërndarë.

Të Fundit