Stop e Shoqata “duart e hapura” ne SHBA, ndihma te pamundurve me karroca-22 Tetor 2021

Shoqata shqiptare “Duart e hapura” me seli në Bronx të SHBA-ve ka dhuruar në redaksinë e emisionit Stop, 12 karroca invalidësh, 14 karroca, që ndihmojnë të pamundurit për të ecur dhe paterica. Aleksander Nila, Kryetari i shoqatës, thotë, se të gjithë kanë kontribuar për personat në nevojë.Ne ishim në Shijak dhe i dhuruam një karrocë Migenës 33 vjecare, e cila nuk mund të lëvizë.Përfitues të këtyre mjeteve u bënë edhe Ibrahim Muca në Maminas, Irfan Celibashi në zonën e Tiranës së re, Gëzim Merizaj në zonën e 5 majit, Bedrie Kolonja në Mullet dhe Vera në Valias

Të Fundit