Stop e Fundjava shtëpi për familjen Goma/ Samir Mane banesë për motrat e sëmura-Stop-2 Prill 2021

Familja Goma jeton në fshatin Funarës, Librazhd. Deri më sot kjo familje jetonte në kushte të mjerueshme. Kryefamiljari vuan nga hernia diskale, dhe prej kohësh nuk ngrihet dot nga shtrati. Kanë dy vajza të vogla, Andiletën 7 vjeç dhe Olivian 3 vjeç.”Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” mundësuan një shtëpi të re, te madhe dhe me kushte shumë të mira.Në fshatin Grudë-Fushë në Malësinë e Madhe jetojnë Mine Çokaj, 76 vjeçe, Dushe Çokaj, 72 vjeçe dhe Zuke Çokaj 64 vjeçe.

Mine dhe Dushe, dy motrat e mëdha, që në moshë të hershme janë diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor. E vetmja përkujdesje i ka ardhur nga motra e tyre e vogël, Zukja, e cila ka sakrifikuar jetën e saj për të qenë pranë motrave. Por edhe shëndeti i 64-vjeçares është rënduar së tepërmi. Dy motrat e mëdha çdo ditë dalin te varrezat e fshatit, duke lypur për pak lëmoshë. Ndërsa banesa ku jetojnë është në gjendje skandaloze, duke mos i plotësuar as kushtet më minimale. Sapo pa këtë histori, biznesmeni Samir Mane mori përsipër blerjen e shtëpisë për tre motrat Cokaj.

Të Fundit