Stop – Durres/ Dy ekspertiza te kunderta per pallatin 10-katesh, ndertuesi nis riparimin. (19 dhjetor 2019)

“Stop” është ndalur në njësinë 2, në një pallat 10 katësh në Durrës me ndërtues Mimi Sukaj. Për këtë pallat kanë dalë 2 akt-konstatime: i pari, që thotë, se është i banueshëm dhe i dyti, që thotë është i pabanueshëm, sepse ka pësuar përdredhje. Banorët thonë, se në këto kushte, ndjehen të trembur e flenë në hotele, tek të afërmit, apo në makina.Pavarësisht dëmeve të konsiderueshme, pronari i tij ka sjellë 3 punëtorë, që të riparojnë c’të munden.Së fundi zëvendësministri, Artan Shkreli dhe drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, e quajtën absulotisht të paligjshme ndërhyrjen në pallatet e dëmtuar nga tërmeti.

Të Fundit