Stop – Durres/ Blen katin e pare dhe prish muret mbajtese per lokal, demtohet pallati. (19 dhjetor 2019)

Tragjedia e 26 nëntorit ishte e paralajmëruar, pasi shumica e këtyre ndërtesave kanë pasur probleme. Një rast i tillë është edhe pallati 672, në lagjen 16, Durrës.Banorët tregojnë, se pallati është ndërtuar në vitin ‘71 dhe themelet e tij janë prej guri, jo betoni e hekuri, e si pasojë në të nuk lejohen ndërhyrje. Por, pasi hyrjen e katit të parë e bleu Thoma Karati, ai vendosi që ta bëjë lokal, dhe prishi 3 muret mbajtëse të pallatit. Banorët e denoncuam tek IMT dhe ky institucion e gjobiti dy herë, me 5 dhe 10 milionë lekë, dhe më pas i bëri edhe kallzim në Prokurori. Tërmeti i fundit e dëmtoi rëndë këtë pallat dhe askush nuk e ka vlerësuar akoma.Kryeinspektori Ardian Halili, thotë, se e ka ndjekur të gjithë praktikën për këtë rast dhe na drejton të zyrë për ta marrë. Ndërsa prokurori që ka ndjekur këtë cështje, Madrid Kullolli, thotë, se cështja është në zhvillim e sipër dhe do të shkojë në gjyq.

Të Fundit