Stop – Cakran/ Gjoba e padrejte ndaj biznesit, AKU shkarkon drejtorin rajonal! (23 tetor 2019) – Stop
Të Gjitha

Stop – Cakran/ Gjoba e padrejte ndaj biznesit, AKU shkarkon drejtorin rajonal! (23 tetor 2019)

Pak ditë më parë “Stop” ishte në Cakran, ngaku solli ankesën e administratorit të firmës “Agronom Geoponus”, Sami Aliaj, për një gjobë të marrë padrejtësisht nga Aku. Në datën 24 qershor në firmën e tij shkuan tre inspektorë të Aku-së, në një ditë, kur subjekti ka qenë i mbyllur. Gjoba është vënë për mungesë të drejtuesit teknik.Nga ana tjetër, nga pamjet filmike të biznesit të tij, nga tre inspektorët, që kanë firmosur në akt-konstatim, kanë qenë vetëm dy. Eduard Shenaj, edhe pse ka firmosur, nuk ka marrë pjesë në inspektim. Reagimi ishte i menjëhershëm nga Inspektoriatin Qëndror, ku citohen të gjitha shkeljet në subjektin “Agronom Gjeoponus” në Fier: inspektorët kanë shkuar disa herë brenda ditës në janar të vitit 2019 dhe po ashtu edhe në qershor. Nuk është bërë paralajmërim, është bërë inspektimi pa praninë e drejtuesit dhe nuk është firmosur pranimi nga pronari i firmës.Nga ana tjetër, AKU ka deklaruar, se ka shkarkuar nga detyra Drejtorin Rajonal Fier Gëzim Aliaj dhe ka pezulluar Inspektorin Eduart Shenaj. Trupa inspektuese e përbërë nga Tatjana Shkurti dhe Ardit Ashafi do të kalojë në Komisionin Disiplinor.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *