Stop – Ca te nenes, ca te njerkes, per studentet e ardhur nga privati tarifa s’ulet! (28 janar 2019)

Mediat raportuan sot, se dy grupe studentësh u përplasën fizikisht në ambientet e universitetit të drejtësisë. Por “Stop” sjell sot në vëmendje moszgjidhjen e problemeve të studentëve. Evangjeli Lleshi, është studente e vitit të pestë në mjekësi, e transferuar në universitetin publik, pas mbylljes së “Vitrinës”. Ajo thotë, se në privat paguante 900 euro në vit, ndërsa në shtet paguan 2 milionë e 350 mijë lekë në vit. Në fillim, kësaj kategorie iu tha, se do të bënin orë ekstra e do të kishin kushte ekstra. Por sot trajtohen si të gjithë dhe paguajnë më shumë. Evangjelia thotë, se me vendim qeverie, të gjithë studentëve iu përgjysmua tarifa, por atyre, që kanë ardhur nga privatët, jo.Në sekretarinë e universitetit shprehen, se për këtë kategori po diskutohet. Por nga ana tjetër administratori i fakultetit, tha, se në takim me kryeministrin u vendos, që tarifa për këtë kategori, të mos ndryshojë.

Të Fundit