Stop – Berat/ Konvikti i ri rri mbyllur, nxenesit jetojne ne kushte burgu! (25 tetor 2019) – Stop
Të Gjitha

Stop – Berat/ Konvikti i ri rri mbyllur, nxenesit jetojne ne kushte burgu! (25 tetor 2019)


Viti i ri shkollor ka nisur me probleme për nxënësit e shkollës profesionale “ Kristo Isak” në Berat.Nxënësit, që janë ankuar në “Stop” tregojnë, se në maj të 2019-ës, godina e konviktit u mbyll nga Bashkia për arsye rikonstruksioni. Në atë kohë u tha, se konvikti do të hapej në shtator. Por në fund të tetorit asgjë nuk është bërë.Drejtori i konviktit thotë, se gjithcka varet nga bashkia. Të rinjtë shkojnë e vijnë cdo ditë në vendet, ku banojë dhe paratë e koha, u shkojnë rrugë.Për pak nxënës, që nuk kanë se ku të rrijnë, është vënë në dispozicion një konvikt i vjetër me shumë përdorime.Aty bëhet boks, është “Kryqi i kuq”,bëhet mësim, ka të pastrehë si dhe akomodohen nxënësit, Vec faktit, që janë vajza e djem në një vend, aty nuk ka as ujë e as shërbime të tjera.Nënkryetari i bashkisë Luciano Bojaxhiu, shprehet se janë marrë të gjitha masat, që punimet të ishin cilësore, dhe kjo është edhe arsyeja e vonesës për hapjen e konviktit. Por ai premton, se hapja e konviktit të ri, do të jetë cështje ditësh.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *