Stop- Basha:”Nuk do të ketë zgjedhje me Ramen kryeminister”. (02.05.2019)

Sot pasdite opozita organizoi sërish bllokimin e rrugëve nacionale në 12 qarqe të vendit.Kryeminstri Rama mblodhi grupin parlamentar dhe tha, se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve. Sipas Ramës, askush nuk do t’i prishë zgjedhjet, pasi nuk do të rrezikojnë për gramafonin e Lulit apo filxhanin e Monikës.Nga ana tjetër, kreu demokrat Lulzim Basha prezantoi detyrat e qeverisë tranzitore, që duhet të organizojë zgjedhjet dhe deklaroi, se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër dhe pa opozitën.

Të Fundit