Stop – Aktualitet ne kohen e izolimit nga koronavirusi! (18 mars 2020)

Lejet e qarkullimit të makinave për njerëz në nevojë dhe gra shtatzëna apo persona me emergjenca shëndetësore, janë kthyer në problem për qytetarët. 17 shqiptarë janë bllokuar në Spanjë dhe nuk kanë mundësi të kthehen në vend për shkak të bllokimit të fluturimeve. Ata thonë, se janë lënë në mëshirë të fatit nga ambasada jonë në Spanjë. Po kështu një qytetar është drejtuar në emisionin Stop, për të shprehur shqetësimin e tij, se babai, një i sëmurë terminal në Genova, kërkon të kthehet në Shqipëri, por as ambasada dhe as konsullata nuk e ndihmojnë për këtë. Nga ana tjetër Ministria e jashtme shqiptare, kërkon anullimin e udhëtimeve dhe kujton numrat e emergjencës në shërbimet konsullore.Duke përfituar nga situata e koronavirusit, disa qytetarë kanë vijuar masakrën e prerjes së pemëve në Leshnjë të Ersekës. Një ditë më parë transmetuam problemin e policëve të burgjeve, që ankoheshin, se nuk merrnin pagesat e transportit,të gradave, vjetërsisë në punë, apo uniforma. Ka reaguar sindikata e shërbimeve policore, duke kërkuar 15 mijë lekë të reja në muaj më shumë për këtë kategori.

Të Fundit