Stop – Akte solidariteti, Stop zgjidh pensionin e te moshuares e ndihmon nje tjeter! (1 prill 2020)

Në 27 mars transmetuam rastin e zonjave të moshuara në Durrës,Shpresa Mance dhe Drita Shehu, 82 dhe 89 vjec. Drita është e sëmurë rëndë në shtrat dhe nuk shkonte dot të aplikonte për kartën e identitetit, për pasojë nuk merrte pensionin.Pas transmetimit, punojësit e Aleat shkuan në shtëpinë e zonjës, ku ajo bëri dhe aplikimin dhe rifitoi pensionin.Një procedurë të ngjashme ndoqi gazetarja e “stop” edhe për 115 vjecaren nga Korca, Xhemile Spahillari, transmetuar në emisionin e datës 13 mars.Po ndërsa cështja e saj për të përfituar pension, u zgjidh, Xhemilja nuk mundi ta gëzojë, pasi ndërroi jetë.Në fund udhëtuam drejt Vlorës, për të takuar 84 vjecaren Myzejeni Jaupi, e cila kërkoi ndihmë, pasi nuk kishte me cfarë të ushqehej. Stop dhe Firdeus i cuan ushqime, ndërsa Saimiri e Genti i dhanë edhe 100 mijë lekë të vjetra.

Të Fundit