“Sputnik V si kallashnikovi”, Putini ka vlerësuar maksimalisht vaksinën ruse

Gjatë një video-konference për të diskutuar situatën e Pandemisë, dhe prezantimin e një varianti të ri të vaksinës “Sputnik V”, Presidenti rus, Vladimir Putin tha se vaksinat e prodhuara në Rusi janë po aq të sigurta sa një armë Kallashnikov, duke cituar një ekspert europian për krahasimin e bërë.

Sot vaksinat tona, që janë të njohura në të gjithë globin bazohen në teknologjinë dhe platformën që është në përdorim prej vitesh. Vaksinat tona janë më afidabël dhe midis më të sigurtat. Ashtu siç tha edhe një specialist evropian, ato janë po aq të sigurta sa një armë Kallashnikov. Kjo është analogjia e përdorur nga vetë specialistët evropianë. Dhe mendoj se ka të drejtë, vaksinat tona janë të thjeshta dhe të sigurta si një armë Kallashnikov”, u shpreh Vladimir Putin.

Rusia ka autorizuar përdorimin me një injeksion të Sputnik Light, një vendim që mund të ndihmojë në shpërndarjen e vaksinave në vendet me mesatare të lartë infektimesh. E zhvilluar nga Instituti Gamaleja në Moskë, vaksina e vlerësuar me 79.4% efektivitet ndaj COVID-19 dhe që kushton më pak se 10 dollarë doza është gati të eksportohet në mënyrë që të rritet numri i personave me imunitet të përkohshëm.

Të Fundit