Spiropali: Berisha sovjetiku i fundit në këtë vend, ka shkallmuar partinë

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend ka reaguar me kritika ndaj qeverisë. Berisha u shpreh se situata e pandemisë është keqmenaxhuar duke lënë qytetarët në mëshirë të fatit.

“Këtu nuk din nga ta fillosh , këta janë njerëz që kanë në borxh me gjakftohtësinë më të madhe të ecin mbi kufoma, 14 700 viktima numërohen nga COVID dhe këtu rrihet gjoksi se si e përballuam. Këta kanë humbur çdo ndjenjë njerëzore, janë përgjegjës për këtë dëm të madh sepse lanë pa shtruar dhe të vdesin në shtëpi mijëra qytetarë sepse kishin asnjë ¼ e shtrimeve të vendeve, ilaçet e skaduara të klaneve të tyre, Nushi Doshi që i paguajnë partisë, kurse e gjitha gara e tyre se si të gënjejnë, por sot nafta në Austri është 1,35 euro…”, tha Berisha.

Kjo ka bërë që të replikojë ashpër ministrja Elisa Spiropali duke e akuzuar atë se shfrytëzon ccdo vdekje, luftë e situatë për interesin e vet.

“Koha jote ka mbaruar. Flet për integrimin por je sovjetiku i fundit në këtë vend. Nuk lë pandemi, rast, vdekje pa përdorur për veten tëndë. Flet për kufoma se të shkon gjuha atje ku të dhemb dhembi. Ky është një turp, që duhet ta mbash. Nuk janë mandatet që të vijnë nga përtej detit por edhe mandatet e shqiptarëve. Ke shkallmuar partinë tënde dhe je pakicë e pakicës”

Berisha; Ngrita çështjen e vdekshmërisë sepse vdekshmëria nga COVID është dëshmi e katastrofës së një sistemi qeverisë.. Të kalosh në këtë mënyrë vetëm njerëz që janë verbuar nga para dhe korrupsioni është një gjë që nuk mund të bëhet. Ju ftoj të mbajmë 1 minutë heshtje për 14 700 viktima nga COVID.

Nikolla: E vendos kryesia e Kuvendit se kur mbahet një heshtja.

Spiropali: Ti i flet vetes për t’i dhënë zemër vetes tëndë. Por ne qeshim sepse nuk qajmë dot sepse ti sot në 2022 ke shkatërruar partinë tënde dhe po kërkon të shkatërrosh Shqipërinë, por koha t’i nuk do t’ja dalësh dot sepse koha jote ka mbaruar dhe nuk ka replikë mbi replikë

Të Fundit