Spartak Ngjela: Politika serbe e sëmurë, kanë kompleks inferioriteti me shqiptarët

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se politika serbe është e sëmurë, për faktin se ata kanë kompleks inferioriteti me shqiptarët.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela u shpreh se shpërbërja e Jugosllavisë dhe krijimi i Serbisë, solli këtë sëmundje në politikën serbe.

“Politika serbe është e sëmurë. Ka qenë e sëmurë që në kohën e Titos, por ai i dominonte me personalitetin e tij, kur ishte Jugosllavia, nuk i linte këta, nuk kishin kurajo. Prishja e Jugosllavisë dhe krijimi i Serbisë, solli në fuqi sëmundjen shekullore të tyre, janë të sëmurë ata, është politikë e sëmurë, të gjithë e kanë me Shqipërinë.

Pse? Ndjejnë kompleks inferiorieti në funksion historik. Kanë kompleks inferioriteti me shqiptarët. Nuk le gjë çdo ditë shan shqiptarët. Injorantë. Shqiptarët nuk e vrasin mendje fare për ta. Kanë dy shtete sot? Pse? Se janë të marrë ata”, theksoi Ngjela.

Të Fundit