SPAK nis hetimet për Ilir Metën

SPAK nis hetimet për ish-presidentin Ilir Meta. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar informacione zyrtare KQZ për formularin e dekriminalizimit për Metën.

Në një letër të firmosur nga drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, i kërkohet Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të dorëzojnë një kopje të vetëdeklarimit apo të formularit të Dekriminalizimit të Ilir Metës, kur ky i fundit ka qenë deputet përpara se të zgjidhej President.

Hetimet për Metën nisën pas alarmit të ngritur nga Autoriteti i Dosjeve, që në fund të muajit Korrik sinjalizoi Kuvendin e Shqipërisë se një politikan i lartë me iniciale I.M. ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit gjatë regjimit të Enver Hoxhës. Mazhoranca socialiste e ka përmendur me emër se ky politikan i lartë me iniciale I.M. është Ilir Meta.

Por ky i fundit i ka konsideruar të montuara këto akuza, duke thënë se janë falsifikuar dosje dhe se në fillim të Shtatorit do të bëjë kallëzim penal ndaj Autoritetit të Dosjeve.

Të Fundit