Sot sërish në protestë, fermerët e Lushnjes: Të plotësohen gjashtë kërkesat tona!

Fermerët e Lushnjës, kanë njoftuar sërish një protestë gjatë ditës së sotme.

Protesta e radhës vjen pasi nuk kanë marrë asnjë reagim nga Ministria e Bujqësisë por edhe për shkak të shoqërime dhe ndjekjes penale për katër fermerë dhe kreun e sindikatës së fermerëve Eduard Sharka për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrje në manifestime të paligjshme dhe Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik pasi për 15 minuta bllokuan kalimin e mjeteve tek rrotondo e Plugut.

Fill pas protestës së ditës së premte në rrotondon e Plugut, sot përsëri fermerët do të dalin në protestë paqësore në rrotondon e Plasmasit në marshim për tek sheshi i bashkisë Lushnje.

Pjesë e tubimit paqësor janë: Shoqata eksportuese e fruta perimeve, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar dhe Sindikata e fermerëve të bashkuar.

Kërkesat e fermerëve:

Kerkesa Nr.1.

Të subvencionohet direkt fermeri për njësi të prodhimit me 10 lekë për kilogram.

Kerkesa Nr.2.

Të stimulohen eksportuesit nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave sipas modeleve të rajonit me 3 lek për kilogram.

Kerkesa Nr.3.

Të barazohet shkalla e TVSH-së në shitje me atë në blerje në sektorin e bujqësisë. Të garantohet tatim i ligjshëm të drejtë dhe të ndershëm për operatorët e sektorit.

Kerkesa Nr.4.

Të tërhiqet tatimi me 10% TVSH i inputeve bujqësore. Nuk është koha e duhur për kete tatim shtesë sepse kosto e imputeve bujqësore është rritur

me 50-100% për shkak te krizes globale të energjisë.

Kerkesa Nr.5.

Orientim i fermerëve nga ministria e Bujqësisë me laboratorë të akredituar për analiza të tokës dhe produkteve bujqësore.

Kerkesa Nr.6.

Angazhimi në rregullimin me ligj të kushteve dhe mënyrën e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore për të garantuar interesat e paleve në këtë treg.

Të Fundit