Skandali/ Tenderi abuziv i byzylykëve elektronikë, prokuroria fle mbi dosje-Stop-18 Shkurt 2021

Në vitin 2011 në vendin tonë u miratua ligji për mbikqyrjen elektronike për të gjithë personat, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjykate.Një pajisje elektronike, e quajtur byzylyk, do të monitoronte të gjithë personat e dënuar me arrest shtëpie, liri me kusht, shërbim prove, ndalim qëndrimi në një vend të caktuar, apo me urdhër mbrojtjeje.Aso kohe, në vitin 2016, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha nxorri urdhrin për ngritjen e grupit të punës për caktimin e fondit limit për tenderin e mbikqyrjes elektronike.Në kohën që zhvillohej tenderi,kryeministri shkarkoi nga detyra ministrin e drejtësisë Ylli Manjani, duke e zëvendësuar me Petrit Vasilin.

Në 16 shkurt 2017 Komisioni i Ofertave doli me një raport përmbledhës mbi ofertat dhe Ministria e Drejtësisë shpalli fitues bashkimin e 3 operatorëve me vlerën rreth 234 milionë lekë të reja me TVSH.Pak muaj më vonë në krye të drejtësisë erdhi Gazmend Bardhi, i cili konstatoi mungesën e byzylykëve elektronikë dhe parregullsi në procedurat e tenderimit. Cështja u dërgua në prokurori, por kjo e fundit pushoi cështjen për tenderin abuziv në vlerën e 234 milionë lekëve të reja

Të Fundit