Skandali te Mjekesia/Per 150 euro nga ngeles merr noten 8!

Me 150 euro në dorë dhe nga ngelës shndërrohesh në kalues, madje me një notë të mirë në librezë. Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregoi sonte, sesi një studente masteri e mjekësisë teknike, që kishte ngelur në provim, takoi pedagogun Besnik Faskaj, i cili pasi mori paratë, notën 4 e bëri 8. Madje për 150 euro, ai “tejkaloi” edhe vështirësinë e faktit, se notat ishin hedhur në sistem. Pedagogu i urgjencës kirurgjikale duket se e rregulloi edhe me sekretaren Margi, që e përmend vetë në video, për të ndryshuar notat e publikuara tashmë. Studentja në fjalë pretenton, se pedagogu Besnik Faskaj e bën në mënyrë masive këtë pazar me notën. Madje ajo thotë, se në provim kishte shkruar, dhe notën 4 e ka marrë enkas, që të vinte puna te paratë.”Stop” ka rritur të dokumentojë të dyja notat, para dhe pas pagesës nën dorë të pedagogut.

Të Fundit