Skandali/ Prokurori e gjykate fusin gabimisht ne burg shtetasin, pa verifikim-1 Qershor 2021

Leandro Përgjegaj, i biri i Pal Përgjegaj, tregon se i ati është ndaluar në Rinas më 15 maj 2021 në zbatim të një vendimi gjykate të vitit 2020, që përmbante arrest me burg për akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Prokuroria e lidh këtë person me një numër telefoni, për të cilin i biri shprehet, se babai i tij nuk e ka patur kurrë.Pali ka mbi 10 ditë në qeli, deri në 2 qershor, kur është seanca e rradhës.Në numrin e telefonit në fjalë, ne telefonuam dhe na u përgjigj një tjetër person, i quajtur Pal Përgjegaj, por me gjeneralitete të tjera të prindërve, i biri i Gjon dhe Dile Përgjegaj.Hetimin e ka bërë prokurorja Rita Gjati, ndërsa tani e ka Edmond Karriqi.

Të Fundit