Skandali me listën e pagave, Këlliçi: Shteti të njeh me rrënjë e dhëmballë

Një nga mbështetësit e grupimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me skandalin e të dhënave të qytetarëve të punësuar në shet dhe sektorin privat që po qarkullojnë në rrjetin “WhatsApp”.

Në një reagim në rrejtin social “Facebook”, Këlliçi shkruan se i gjithë sistemi është vendosur në funksion të patronazhimit socialist.

Ai shkruan se, ata po përdorin të dhënat personale për të krijuar klimën e terrorit psikologjik.

“Dinë kë ke votuar, kë mund të votosh, nga do anosh; të gjurmojnë votën, dinë ku punon dhe sa e ke rrogën.

Tatimet, QKR, e-Albania, Shqipëria që duam, të gjitha në funksion të patronazhimit socialist.

Përdorin të dhënat personale për të krijuar klimën e terrorit psikologjik se shteti të njeh me rrënjë e dhëmballë.

Si qëmoti edhe tani, e njëjta mendësi kontrolluese diktatoriale. Pikërisht nga ai që do hapi Ballkanin me koka peshku. Si një pijanik tavolinash të fryra, që pasi i vishen sytë nga avujt e alkoolit, ia nis të diskutojë me pathos edhe për gjeopolitikën”-shkruan Këlliçi.

Ky është skandali i dytë që ndodh me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë. Kujtojmë se i pari kishte të bënte me bindjet politike të shqiptarëve, ndërsa ky i dyti ka të bëj me një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitetit, pozicionin e punës dhe rrogën.

Të Fundit