Skandali i pagave, dorëhiqet Drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve

Drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve ka dhënë dorëheqjen. Bëhet me dije se vendimi për dorëheqje i Ervin Muçës ka ardhur pas skandalit të publikimit të pagave të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë, të pozicionit të tyre të punës dhe numrit të telefonit.

Ndërkohë sot skandali është thelluar me publikimin e një databaze me targat e makinave shqiptarëve. Dokumenti përmban të dhëna personale si tipi i makinës dhe targa e saj.

Kujtojmë se Prokuroria ka nisur hetimet ndërsa një ditë më parë dërgoi një grup hetimor në tre institucione, atë të AKSHI-t, ISSH-së dhe në Drejtorinë e Tatimeve. Prokuroria po kryen hetime për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike”.

Të Fundit