Skandali i arrestimit: Prokurori e gjykate neglizhuan te dhenat e te akuzuarit-1 Qershor 2021

Për rastin e të arrestuarit Pal Përgjegaj, nëse prkuroria do ta bënte punën tamam, më së paku do të duhet të verifikonte numrin e telefonit në përgjim. Në këtë mënyrë, nuk do të mbahej kot në burg një person i pafajshëm. Nga ana tjetër, nëse gjyqtari i parë, Florin Demollari, do të kërkonte verifikim të të dhënave, nuk do ligjëronte kërkesën për arrest me burg, të bërë nga prokuroria për këtë shtetas. Dhe gabimi kalohet edhe nga 3 relatorët, Aulon Pasha, Enkeleda Dalipi dhe Ilir Përdeda, të cilët kanë lënë pas hekurave këtë shtetas të pafajshëm.Ne u konsultuam me avokatin Arben Llangozi, i cili shpjegoi të gjithë zinxhirin e neglizhencës, që nga hetimi i prokurorisë e deri te vendimi i gjykatës.

Të Fundit