‘S’kam kryer ndonjë shkelje ligjore’, Rovena Voda mbetet në arrest shtëpie

Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda do të vazhdojë të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Gjykata e posaçme e Apelit vendosi sot të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj ish-ministres Voda.

Nuk kam kryer ndonjë shkelje ligjore apo ushtrim ndikimi. Kam respektuar në mënyrë rigoroze ligjin ne ushtrimin e detyrës.Nuk ekzistojnë kushtet për caktimin e masës. Gjykata e shkallës së parë ka vlerësuar apriori vetëm kërkesën e prokurorisë. Është i gabuar qëndrimi që rreziku për të shkatërruar provat apo për t’u larguar është prezumuar. Në cdo rast duhet të vërtetohen të gjitha pretendimet e prokurorisë për këto fakte e rrethana.”– tha ajo.

Po ashtu në arrest shtëpi do të qëndrojë edhe avokatja Majlinda Hasani, e arrestuar në operacionin që coi në pranga ish zv/ministren.

Voda dhe Hasani kërkuan ndryshim të masës së sigurisë me argumentin se është e paarsyeshme që për një çështje që i përket 2019-2020 të mbahen nën arrest, ndërkohë që nuk ka rrezik të largohen apo të prishin provat.

Të Fundit