“S’ka haram që do iu bëhet hallall”, Rama paralajmëron tregtarët.

Teksa Shqipëria është në izolim, qytetarët janë ndeshur me çmimet abuzuese të tregtarëve. Portokallet e limonat kanë parë një rritje të çmimit, duke e bërë herë pas here të pamundur edhe blerjen e tyre.

Por kryeministri Rama nuk ka qëndruar në heshtje, madje ka shigjetuar tregtarët, se me ta do ‘merret ligji’. Ai ka apeluar ndaj të gjithë tregtarëve të shumicës, që të lexojnë aktin normativ të masave speciale, dhe mbi të gjitha të mos luajnë me popullin.

Rama shprehet se ato të ardhura shtesë që merren në këtë formë, ata tregtarë s’do ti gëzojnë!

Statusi

U BËJ THIRRJE TË GJITHË TREGTARËVE TË SHUMICËS TË LEXOJNË AKTIN NORMATIV TË MASAVE SPECIALE TË LUFTËS DHE TË MOS LUAJNË ME POPULLIN, SEPSE PASOJAT QË DO TË BIEN MBI TA DO TË JENË SHUMË TË RËNDA, E NUK KANË PËR T’I GËZUAR LEKËT E ABUZIMEVE ME ÇMIMET NË KËTË KOHË LUFTE, KU S’KA HARAM QË DO IU BËHET HALLALL!

KUSH I SHTRËNGON SHITËSIT E PAKICË TË BËJNË FATURA TË RREME KRYEN NJË PALIGJSHMËRI QË NË KËTË KOHË DO TË KONSIDEROHET KRIM DHE DO TË TRAJTOHET SI KRIM?

 

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157538453296523

Të Fundit