S’ka fitues në Primaret për Tiranën, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti në balotazh – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

S’ka fitues në Primaret për Tiranën, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti në balotazh

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe mjeku Ilir Alimehmeti janë dy kandidatët të cilët do të garojnë në balotazh të dielën e 11 dhjetorit në Primare.

Pas numërimit të votave, rezultoi se asnjë nga 7 kandidatët, nuk mori mbi 50% të votave dhe sipas rregulit të përcaktuar në Partinë Demokratike, dy më të votuarit do të kalojnë në balotazh, për të përcaktuar fituesin.

Më i votuari nga kandidatët ishe Belind Këlliçi, i cili mori 4040 vota, i ndjekur nga Ilir Alimehmeti me 2196 vota. Gerti Bogdani u rendit i treti me 1819.

Rezultatet e primareve për Tiranën:

Adriana Kalaja – 128 vota

Belind Këlliçi – 4040 vota

Enkelejda Fejzo – 66 vota

Fatmir Merkoçi – 35 vota

Gerti Bogdani – 1819 vota

Ilir Alimehmeti – 2196 vota

Julian Deda – 157 vota

Të pavlefshme – 29 vo

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *