“Si mund t’i thuash jetës jo”, Helena Kadare mesazh të rinjve: Ne i shpëtuam kësaj murtaje falë vaksinës, nuk e kuptoj refuzimin!

Shkrimtarja, Helena Kadare vjen me një mesazh ndërgjegjësues për marrjen e vaksinës kundër koronavirusit.

Mesazhi është publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ajo i bën thirrje të rinjve që të vaksinohen, ndërsa shprehet se e ka të pamundur të kuptojë logjikën e refuzimit të vaksinës nga ana e të rinjve, pasi sipas saj është njësoj sikur t’i thuash jetës jo.

“Ne të rriturit i shpëtuam kësaj murtaje në sajë të vaksinës. Por, në një bilanc të shkurtër, çfarë na duhet neve jeta pa nipërit e mbesat tona? Sepse tani vala po godet ata. E kam të pamundur t’i gjej logjikën refuzimit të vaksinës prej tyre. Është njësoj si t’i thuash Jetës jo,në favor të mosqënies! Kaq e thjeshtë”, shkruan Kadare në mesazhin e saj.

Të Fundit