Shumica e shqiptarëve që aplikojnë për lotarinë amerikane me arsim të lartë

Si çdo vit shumë qytetarë mezi kanë pritur hapjen e lotarisë amerikane.

Edhe pse kanë kohë deri më 9 nëntor, disa e shfrytëzuan këtë mundësi që ditën e parë, duke aplikuar në qendrat që e ofrojnë këtë shërbim.

Drejtuesi i njërës prej këtyre qendrave na thotë se shumica e atyre që aplikojnë janë me arsim të lartë.

“Përgjithësi aplikuesit janë me arsim të mesëm dhe të lartë. Numri më i madh i atyre janë të punësuar. Ditët e para aplikimet janë të pakta, në vazhdim rritet numri”, u shpreh Hidajet Dervishi.

Hidajet Dervishi na thotë se nga viti në vit rritet numri i atyre që i drejtohen qendrës se tij për të aplikuar për lotarinë amerikane.

Nga ana tjetër ka shumë të tjerë që aplikimin e kryejnë vetë pa iu drejtuar këtyre qendrave./EuronewsAlbania

Të Fundit