Shtyhet seanca për Dritan Zaganin, shkak kerkesa e Ministrisë së Drejtësisë.

Gjykata e Apelit të Vlorës shtyn seancën për ish-oficerin e policisë Dritan Zaganin.

Shkak për këtë është bërë kërkesa e ministrisë së Drejtësisë, e cila deklaron se nuk ka mundur të njoftojë Zaganin nëpërmjet autoriteteve Zvicerane.

Ndonëse babai i Zaganit ishte i informuar dhe ishte i pranishëm në sallë, relatorja Margarita Buhala e cila drejtonte seancën e shtyu me dy muaj.

Seanca e radhës do të zhvillohet në janar. Zagani është dënuar në shkallën e parë me 4.5 vite bug nga drejtësia sepse ka dëmtuar hetimet e policisë dhe ka vepruar për interesa private dhe për përfitime monetare nga policia italiane.

Në vitin 2014 Zagani është bërë shkak i prishjes së një aksionin kundër trafikantëve të drogës që po ndiqej nga Krimet e Rënda dhe nga agjentë të Policisë së Shtetit, ku synimi i tyre ishte zbulimi i të gjithë anëtarëve të grupit. Ky aksion u ndërpre në mes atëherë pasi në Fier ka ndërhyrë Zagani, në atë kohë shef antidroge.

Ky është dënimi i dytë për Zaganin nga drejtësia pasi një vit më parë Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë e ka dënuar me 3 vite burg për akuzën ‘Largimi nga vendi i qendrimit të detyruar’. Dritan Zagani u la nga gjykata në masën ‘arrest shtëpi’, por ai u arratis. Çështja e tij mori të tjera përmasa, kur u largua në Zvicër

Të Fundit