Shtohen kufizimet anti-COVID/ sot hyn në fuqi ora e re policore.

Nga dita e sotme, 24 dhjetor, hyn në fuqi ora e re policore. Për të shtrënguar akoma më shumë masat kufizuese ndaj COVID-19, qeveria ka vendosur që pas orës 20.30 të ndalohet qarkullimi I njerëzve, si dhe të mbyllen të gjitha bizneset.

Kufizime të tilla u ndërmorën, pas konstatimit se masat aktuale nuk kanë dhënë efekt, si dhe për të shmangur grumbullimet gjatë festave të fundvitit.

Në Shqipëri, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 503 raste të reja dhe 6 humbje jete, ndërkohë që nga fillimi I pandemisë, numri I të shëruarve nga COVID-19 ka shkuar në 29.249 persona. Për kufizimet e reja, nuk kanë munguar edhe ankesat nga përfaqësues të klerit, të cilët e shohin të pamundur zhvillimin e aktiviteteve dhe ceremonive fetare në këto kushte.

Të Fundit