“Shtëpitë e barit”, Gledis Nano: Kontrolle me dronë dhe helikopterë

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ishte në fshatin Kote të Vlorës ku foli për fenomenin e “shtëpive të barit” në vendin tonë. Nano u shpreh se OSHEE nuk ka asnjë raport për këtë gjë ndërsa theksoi se ata që shpërdorojnë detyrën do të përballen me forcën e ligjit. Ai shtoi se kontrollet e territorit do të vazhdojnë me dronë dhe helikopter.

“Po përballemi me shtëpi ku kultivohet kanabis me llamba dhe Oshee nuk ka asnjë raport për këtë. Ju kujtoj se kushdo që shpërdoron detyrën do të përballen me forcën e ligjit. Po ashtu, kontrollet e territorit do të vijojnë me dronë e helikopter. Nuk jam këtu për t’ju shantazhuar, por duhet ushtruar kontroll me OSHEE për evidentimin e laboratorëve të drogës”, u shpreh Nano.

Numri një i policisë u shpreh se forca goditëse e policisë do të sjellë ulje të kriminalitetit por edhe ndryshim të perceptimit të partnerëve të jashtëm. Ai kujtoi vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha në krye të detyrës duke thënë se policia është institucioni që e ka paguar më shtrenjtë luftën kundër kanabisit.

“Forca goditëse e policisë ndaj kësaj veprimtarie kriminale, do të sjellë ulje e kriminalitetit por edhe ndryshimi i perceptimit të partnerëve tanë ndërkombëtar. Nga të gjithë institucionet, policia e shtetit e ka paguar më shtrenjtë luftën kundër kanabisit. Vjet humbëm një efektiv policie, i cili u vra në krye të detyrës”, tha Nano.

Ai sfidoi grupet kriminale duke theksuar se nuk ka grupe të fuqishme por këto janë mite nga ana që merren me kultivimin e narkotikëve. “Nuk ka grupe të fuqishme, këto janë mite që i krijojnë vet ata qe merren me kultivim narkotikësh”, deklaroi ai.

Të Fundit