Shtepi e re per familjen Vrioni nga Stop, Fundjave Ndryshe e Philip Morris-Stop-21 Maj 2021

Jetonin në Vorë në një shtëpi të vjetëruar, të cilën tërmeti i 26 Nëntorit ia dëmtoi totalisht. Kryefamiljari Sabri Vrioni u mundua ta sajonte shtëpinë me dërrasa, por kjo ishte shumë e rrezikshme për familjen dhe dy vajzat e vogla.Sabriu është i sëmurë me diabet dhe probleme në zemër, ndaj është i paaftë për punë. Bashkëshortja ka probleme të theksuara me zemrën dhe tensionin. Emisioni “Stop” dhe fondacioni “Fundjavë Ndryshe” në bashkëpunim me kompaninë “Philip Morris” i dhuroi familjes Vrioni një shtëpi të re në qytetin e Durrësit. Nga ana tjetër përkujdesja për familjen do të vazhdojë, qoftë me nevojat mjekësore të prindërve, mundësinë për punë, po ashtu edhe me shkollimin e dy vajzave të vogla.

Të Fundit