“Shtëpi bari” në Lezhë, kapen 2 të rinjtë me 26 kg drogë në makinë, kush i spiunoi

Një shtëpi bari është zbuluar gjatë ditës së djeshme në Lezhë, ndërsa janë arrestuar 2 të rinj. Policia bën me dije se u zbulua një ambient që ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike, me anë të llambave, si rezultat i të cilit u vu në pranga pronari i banesës. Dy të rinjtë e arrestuar janë spiunuar teksa po transportonin lëndë narkotike me automjetin e tyre, në aksin e vjetër rrugor Lezhë – Milot, shërbimet e Policisë Lezhë.

Policia ndaloi makinën tip “Mitsubish” për kontroll, në fshatin Pllanë, Lezhë. Si rezultat i kontrollit, brenda makinës u gjetën 3 thasë plastmasi ngjyrë e zezë, të mbushura me material bimor të dyshuar lëndë narkotike, ku pas peshimit total të tyre rezultoi 26 kilogramë pesha e tyre. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike, automjeti dhe 2 aparatet celularë.

Njoftimi i plotë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pllana”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe Forcën Operacionale në DVP Lezhë. Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 26 kilogramë kanabis sativa, 1 automjet dhe 2 aparate celularë.

Një ditë më parë, gjatë një tjetër operacioni policor antikanabis, të koduar “Heat”, u godit një ambient që ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike, me anë të llambave, si rezultat i të cilit u vu në pranga pronari i banesës.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas po transportonin lëndë narkotike me automjetin e tyre, në aksin e vjetër rrugor Lezhë – Milot, shërbimet e Policisë Lezhë, organizuan menjëherë punën duke bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e automjetit të dyshuar tip “Mitsubish” për kontroll, në fshatin Pllanë, Lezhë.

Si rezultat i kontrollit, brenda mjetit me drejtues shtetasin A. M., dhe pasagjer shtetasin E. G., u gjetën 3 thasë plastmasi ngjyrë e zezë, të mbushura me material bimor të dyshuar lëndë narkotike, ku pas peshimit total të tyre rezultoi 26 kilogramë pesha e tyre.

Në vijim të operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 26 vjeç banues në Kurbin dhe E. G., 22 vjeç banues në Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike, automjeti dhe 2 aparatet celularë. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime mëtejshme.

Të Fundit