Shqiptarit i zbulohet “shtëpia e barit” në Britani: Erdha si turist

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe për kultivim të lëndëve narkotike. Mediat britanike bëjnë me dije se Flamur Shera u vu në pranga pasi oficerët e policisë zbuluan një banesë të shndërruar në laborator për prodhimin e drogës.

Gjithçka u zbulua nga furnizimi me energji elektrike në mënyrë të jashtëligjshme. Kur kishin shkuar për të ndërprerë linjën e jashtëligjshme, aty kanë gjetur Flamur Sherën dhe një fermë kanabisi.

Oficerët panë gjithashtu Sherën duke u larguar nga dera e pasme por arritën të ndalonin atë.

Në papafingon e ndërtesës u gjetën bimë kanabisi, ventilatorë, transformatorë dhe një sistem vaditjeje.

Dhoma e gjumit e përparme kishte pajisje të kultivimit të kanabisit dhe një numër të madh bimësh më të vogla, ndërsa dhoma e gjumit kryesore përmbante bimë të pjekura dhe dëshmi të një kulture të mëparshme.

Dhoma e pasme e gjumit përdorej si dhomë tharjeje, me bimë kanabisi të korrura të varura mbi tela për tu tharë, dhe kishte gjithashtu tre thasë të mëdhenj me syth kanabisi të korrur dhe të tharë.

Në deklaratën e dhënë para trupit gjykues Shera tha se kishte shkuar në Britani si turist në Korrik. Më pas ai kishte rënë në kontakt me një shtetas rumun dhe ai i kishte dhënë 1000 Paund si paradhënie për një punë në ndërtim që do të niste në muajt në vijim.

Duke qenë se puna nuk nisi kurrë, atij iu kërkua që paratë e marra t’i shlyente duke u kujdesur për bimët narkotike në ‘shtëpinë e barit’.

Avokati i tij Derek Johashen, tha: “Ai erdhi në këtë vend si turist, dhe këtu takoi një burrë rumun i cili tha se do të mund të aplikonte për një leje pune për të punuar dhe për t’i dërguar para familjes së tij”.

“Ai bëri një kërkesë për leje pune, por nuk pati sukses, por përpara se të refuzohej, ky njeri kishte marrë hua 1000 £ për t’ia dërguar familjes së tij. Ai ka një grua dhe dy fëmijë dhe të tre kanë probleme shëndetësore”.

45-vjeçari shqiptar pa adresë fikse, u burgos për 12 muaj pasi u deklarua fajtor në Warëick Croën Court për prodhim të kanabisit

Të Fundit