“Shqipëria në ndërtim e sipër, prandaj duhet mandati i tretë”, dy fotot që poston Rama

Kryeministri Rama përmes një statusi në Facebook tregoi pse i duhet edhe një mandat i tretë qeverisës. Ai postoi 2 foto të banesës së shembur të një poçari në Farkë, duke treguar si ishte e shembur dhe më pas e rindërtuar.

Ashtu si kjo shtëpi shton kryeministri është edhe Shqipëria sot, në ndërtim e sipër sot dhe prandaj i duhet Mandati i Tretë.

Dy pamjet e psesë së Mandatit të Tretë

Kjo ishte dje shtëpia që iu shemb familjes së Gonit, poçarit të famshëm të Farkës, në të cilën ai jetonte së bashku me të vëllanë e me familjet e tyre dhe kjo është dera shtëpisë së sapohapur sot për familjen e tij, ndërkohë që familja e të vëllait ka përfituar një tjetër shtëpi të re si kjo

Si ajo e djeshmja ishte shteti ynë para 7 vjetësh e kusur dhe që nesër të jetë si kjo e sotmja, duhet të mos e ndëpresim ndërtimin e saj tani që kemi ngritur karabinanë e një arkitekture të re, mbi themele të reja në çdo sektor, nga drejtësia tek shëndetësia, nga arsimi tek bujqësia, nga turizmi tek shërbimet për qytetarin, e me radhë…

Njësoj ashtu si një karabina pa mure nuk është ende vetë shtëpia, edhe Shqipëria që kemi nuk është sot ajo që duam! Por ama njësoj si tek karabinaja e një shtëpie të re në ndërtim, mund të shihet fare qartë në çdo sektor, dallimi mes Shqipërisë që kishim dje me Shqipërinë që kemi në ndërtim e sipër sot dhe prandaj duhet Mandati i Tretë

Të Fundit