Shqipëria merr 650 milionë euro nga Eurobondi/ Ahmetaj: Do të bëjmë realitet projektet e premtuara.

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë Anila Denaj dhe ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj, në një konferencë të përbashkët për mediat kanë lajmëruar se Shqipëria ka marrë 650 milionë euro nga eurobondi në tregjet ndërkombëtare.

Ahmetaj tha se kjo dëshmon faktin se të huajt kanë besim tek autoritetet e Shqipërisë. Denaj nga ana tjetër vlerësoi se me këtë eurobond, do të financohen projektet prioritare.

Anila Denaj: Kane qenë 190 investitorë, që në tregjet ndërkombëtare kanë ofruar mbi 4 herë vlerën që ne kemi kërkuar. Financimi i siguruar nga eurobondi do të përdoret për të financuar eurobond të marrë më herët dhe për të plotësuar nevojat [për financim në vitin 2020. Investitorët e huaj duan të investojnë në Shqipëri Ata kanë besim tek qeveria.

Arben Ahmetaj: Procesin e eurobondit do ta rris me një proces të rritjes të Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare. 17 shkurti tregoi besimin e komunitetit ndërkombëtar në mbështetje të Shqipërisë dhe shqiptarëve për të zhdukur pasojat e tërmetit. nëntë qershori ishte besim edhe ndaj autoriteteve. Më 2010 na tregtuan me 11 përqind një eurobond që nxorëm. Nuk na trajtuan me 3.5 për qind sepse nuk kishin besim tek autoritetet. BB nuk jepte borxhe sepse nuk kishim besim tek autoritetet.  Dje na kanë vlerësuar autoritet me risk zero.

Kjo tregon një besim të madh tek qeveria dhe autoritetet e Shqipërisë nga të huajt. Falë reformave, Shqipëria është bërë me risk. Maqedonia e Veriut është 2B,ndërsa ne jemi B. Nuk është borxh në traditë të borxhit. Të gjitha shtetet dalin në treg. Të gjitha shtetet dalin në treg e nuk trajtohen të gjitha njësoj. Eurobondi do të përdoret për rritje të pagave në sektorë të ndryshëm, për rritje të pensioneve, për projektet që kemi etj.

Të Fundit