“Shqipëria çmimin më të lartë të energjisë në rajon”/ Basha tregon një tjetër premtim të pa mbajtur të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar në “Instastory”, dështimet e radhës sipas tij, të kreut të qeverisë, Edi Rama.

Basha shkruan se Rama premtoi uljen e taksës për faturën e energjisë elektrike, por ky premtim nuk është mbajtur.

Ai shtoi se Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon sa i përket energjisë, duke cituar Eurostat.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

“62 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Edi Ramës në 8 vite. Rama premtoi uljen e taksës për faturën e energjisë për familjet. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja jo. Jo vetëm për bizneset, Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon për energjinë e familjarëve, sipas Eurostat”.

Të Fundit