Shqipëri/ Ndërron jetë tek Infektivi një 61-vjeçar, shënohet viktima e 5-të nga COVID-19. – Stop
Të Gjitha

Shqipëri/ Ndërron jetë tek Infektivi një 61-vjeçar, shënohet viktima e 5-të nga COVID-19.

Ka ndërruar jetë një tjetër pacient i infektuar me COVID-19 tek Infektivi. Ministria e Shëndetësisë njofton se viktima e pestë është një 61-vjeçar nga Tirana, i cili ishte i shtruar tek Spitali i Infektivit.

Sipas MSH, 61-vjeçari ishte vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive. 61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese. 61-vjeçari është viktima e pestë i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *