Shqipëra 1.3 mln vizitorë në qershor, shtohet numri i vizitorëve nga jashtë

Qershori ishte një muaj i mbarë për numrin e të huajve dhe shqiptarëve që e kanë vizituar Shqipërinë, kryesisht për pushime. Me fluksin e lëvizjeve, ky vit tejkalon edhe 2019-n, si vitin që ka pasur numrin më të lartë të pushuesve.

Në muajin qershor, në Shqipëri erdhën 1 360 000 njerëz nga jashtë. Shifra është e lartë, me rritje 45%, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Vetëm shtetas të huaj që vizituan vendin tonë, ishin 880 mijë.

Këta të fundit erdhën kryesisht në gjysmën e dytë të muajit, për të pushuar në vendin tonë. Pjesa më e madhe qëndruan në bregdet, por nuk munguan as vizitorët e maleve dhe qyteteve pa histori turizimi.

Vetëm nga Kosova, ishin 395 mijë persona. Edhe gjermanët e polakët kanë zgjedhur vendin tonë në qershor.

Në 6 muajt e parë të vitit, numri i të huajve që erdhën në vend ishte 2.5 milionë, me rritje 50%, në krahasim me vitin 2021.

Në këtë periudhë, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 5,6 herë, ndikuar edhe nga emigrantët që kthehen në atdhe

Më këto shifra, pritshmëritë që ky të jetë një vit më i mirë turistik për Shqipërinë po bëhen edhe më konkrete, pasi në krahasim me vitin 2019, numri i vizitorëve është tejkaluar.

Të Fundit