“Shqetësues borxhi publik”, Meta: Ekonomia nuk lihet në dorën e aventurierëve

Pas apelit të bërë nga ekspertët e ekonomisë drejtuar qeverisë që kjo e fundit të ulë taksat dhe të ndalojë koncensionet e reja, vjen një reagim nga presidenti Ilir Meta.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta thekson se ekonomia nuk mund të lihet më në dorën e aventurierëve, që sipas tij duan që të falimentojnë Shqipërinë.

Ekspertët Zef Preçi, Mateo Spaho dhe Selami Xhepa thanë për News24 se Shqipëria ka arritur në nivele historike të borxhit publik në 80% të prodhimit të brendshëm bruto. Sipas tyre, dy fatkeqësitë si tërmeti i 2019 dhe pandemia covid 19 kanë ndikuar në përkeqësimin e këtij indikatori.

REAGIMI I METËS
???? E përshëndes reagimin e përgjegjshëm dhe profesional të ekspertëve vendas të ekonomisë për nivelin tepër shqetësues të borxhit publik.
Duke vlerësuar situatën kritike, për të parandaluar një humnerë ekonomike e financiare, si dhe drama të mëtejshme sociale, përsëris thirrjen drejtuar Kuvendit dhe institucioneve financiare vendase dhe të huaja, për të bërë sa më parë një vlerësim real dhe transparent të borxhit publik duke përfshirë të gjitha detyrimet aktuale dhe ato të pritshme të Republikës së Shqipërisë.
Koha e gallatës me ekonominë dhe taksat e shqiptarëve duhet të marrë fund!
Ekonomia nuk mund të lihet më në dorën e aventurierëve, që duan të falimentojnë Shqipërinë!

Të Fundit