Shpërblimi i fund vitit, qeveria bonus për policët, mjekët dhe infermierët

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që parashikon shpërblim për fund vitin për të gjithë punonjësit e policisë së shtetit dhe punonjësit e sistemit shëndetësor.

Një vendim i tillë vjen për shkak se përgjatë këtij viti të vështirë që po lëmë pas, ishin pikërisht bluzat e bardha dhe uniformat blu, të cilat kanë qenë në ballë të luftës kundër Covid-19.

Mjekët dhe infermierët kanë përballuar situatën që pandemia ka shkaktuar në spitale, ndërsa efektivët e policisë kanë qenë në krye të detyrës për të monitoruar respektimin e masave gjatë vendosjes së regjimit të ndalimit të lëvizjes.

Ky vendim vjen vetëm pak ditë pas miratimit të shpërblimit prej 50 mijë lekësh të vjetra për pensionistët.

Të Fundit