Shkolla mbyll dyert nga frika e “Koronavirusit”, ministria Shahini i heq licencën. – Stop
Të Gjitha

Shkolla mbyll dyert nga frika e “Koronavirusit”, ministria Shahini i heq licencën.

Ministria e Arsimit  Besa Shahini, mengjesin e sotëm ka vendosur t’I heqë licencën një shkolle private pasi kjo e fundit kishte pezulluar mësimin nga frika e koronavirusit.

Ministra Shahini shkruan:

“Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë,” njoftoi ajo përmes një statusi ne llogarin e saj Facebook.

Ndërkohë shkolla në fjalë thotë se ishte zgjidhja e vetme për të marrë një masë për mbrojtjen e shëndetit të nxënësve të asaj shkolle.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *