Shkolla e muzikes Prizren, kandidatit i “zhdukin” masterin!

Jemi ndalur në Prizren, pasi i riu 27 vjecar, Shkumbin Miftari ka mbaruar Universitetin e Arteve në Tiranë bashkë me masterin për Fizarmonikë. Arsyeja, për të cilën ai i është drejtuar emisionit “Stop”, është, se Shkumbini është i vetmi në Republikën e Kosovës me master si mësues fizarmonike, por ka 4 vjet, që është pa punë.Në vitin 2019 shkolla e muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren hapi konkursin për një vend të lirë si mësues fizarmonike. Shkumbin Miftari shprehu interesin për këtë pozicion, por konkursi i parë u anulua për mungesë të kandidatëve të tjerë. Drejtori i shkollës, Vesel Krasniqi na thotë, se në këtë institucion prej 10 vjetësh nuk ka mësues me arsmin përkatës.Në konkursin e dytë sërish Shkumbini nuk u njoftua, se cfarë ndodhi me pikët dhe rezultatet.Për herë të tretë Shkumbinit i zhdukin dosjen dhe shpallin fitues personin, që kishte 10 vjet në shkollën “Lorenc Antoni” pa arsimin përkatës.

Për rastin e Shkumbin Miftarit, me master në fizarmonikë por i papaunë prej 4 vjetësh, i jemi drejtuar Drejtorisë Komunale të Arsimit, Inspektoriatit të Punës dhe Komunës Prizren.Të gjithë zyrtarët e këtyre institucioneve u shmangën nga përgjegjësia, duke u bërë palë me tre procedurat e konkurimit për një vend pune si mësues fizarmonike. Ndërsa drejtoresha e DKA Prizren, nxorri pretendimin, se Shkumbin Miftari në konkursin e tretë, nuk e kishte të noterizuar diplomën e masterit, procedurë, që ai e ka bërë që në vitin 2018. Kur e pëballim me këtë fakt, drejtoresha dhe juristja thonë, se në dosjen e Shkumbinit, ky dokument nuk ekziston.

Të Fundit