Shkodër/ 82 vjecari thyen karantinen pa leje, perjashtohet nga azili! – Stop – 7 Tetor 2020 – Stop
Të Gjitha

Shkodër/ 82 vjecari thyen karantinen pa leje, perjashtohet nga azili! – Stop – 7 Tetor 2020

Kemi udhëtuar drejt Shkodrës për shqetësimin e të moshuarit, Bardhok Gegaj. 82 vjecari është përjashtuar nga Azili i Shkodrës, pasi gjatë kohës së karantinës ka dalë pa leje, për të bërë për një trajtim në shtyllën kurrizore. Këtu ka nisur edhe konflikti me drejtorin, që ka cuar në nxjerrjen jashtë azilit, të Bardhok Gegajt. Nga ana tjetër, masa e pensionit 40% i është mbajtur nga azili, edhe pse gjatë kësaj kohe duhet ta siguronte vetë ushqimin, fjetjen dhe gjithcka tjetër. Në Sigurimet shoqërore të Shkodrës na pohuan, se masa e pensionit është mbajtur deri në 1 korrik 2020, kohë, kur është dorëzuar shkresa e azilit, që provonte, se i moshuari ishte larguar. Drejtori i shtëpisë së të moshuarve Shkodër, Fatjon Hoxha, thotë, se zotëria është larguar me dëshirë nga institucioni, edhe pse ai i është lutur të mos e bëjë. Në Shërbimin Social Shtetëror, shpjegojnë, se i moshuari mund të rikomisionohet, duke mbledhur shumë dokumente paraprakisht. Por deri atëherë 82 vjecari Bardhok Gegaj, do të jetë në rrugë të madhe.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *