Shkarkimi i Bashës, Berisha voton disa metra larg Ambasadës Amerikane

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe demokratët e njësisë nr.2 do të votojnë në referendumin e thirrur sot, pranë një bari, që është përballë Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Ljmi është konfirmuar nga Kryetari i komisionit të votimit në këtë njësi, Milazim Sadria, avokat ka dhënë edhe detaje për këtë proces, duke folur për Neës24.

“Jam zgjedhur nga komisioni i përkohshëm i rithemelimit i PD që në Kuvendin kombëtar të datës 11 dhjetor.

Kjo është vula me siglën e re e cila është miratuar në Kuvendin e datës 11 dhjetor dhe këtë kemi nga Komisioni që është ngritur, nga ky komision është caktuar komisioni qëndror i qendrës së votimit dhe jemi pajisur me bazën materiale.

Numri i votuesve në këtë qendër votimi është 1693″.

I pyetur pse është vendosur të votojë në këtë lokal Sali Berisha, Sadria tha se është rastësore caktimi i Berishës në këtë qendër votimi.

“Sali Berisha është caktuar këtu se zoti Berisha është banor i zonës i Njësisë administrartive numër 2, lokali është rastësore”, ka thënë ai.

Ndërkohë më herët, Komisioni i Organizimit të Referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës, në një njoftim të parë për mediat, bën me dije se janë hapur 106 Qendra Votimi në të gjithë vendin.

Të Fundit