Shijak/ Mesues te gjimnazit me covid 19, zevendesohen nga ata te 9-vjecares – Stop – 30 Shtator 2020

Në “Stop” ka mbërritur një informacion, se në gjimnazin “16 shtatori” në Shijak disa mësues janë në izolim,pasi janë prekur nga covid 19.Drejtori i shkollës e pranon këtë fakt dhe tregon, se edhe kontaktet e afërta të disa mësuesve janë në karantinë.Ai thotë, se orët janë zëvendësuar nga arsimtarë të tjerë, madje, duke i marrë edhe nga shkolla 9-vjecare.Sipas tij praktikantët nuk kanë ardhur ende, pasi nuk janë miratuar nga Ministria e Arsimit.Nga ana tjetër drejtoresha e ZA Shijak, thotë, se mësimi pa zhvillohet normalisht, pasi janë marrë të gjitha masat.

Të Fundit